Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Tiranë më, 19.11.2015

 

 

Deklaratë për mediat

 

 

Firma “C.E.C Group sh.p.k” shpreh keqardhje dhe njëkohësisht indinjatë ndaj një lajmi tërësisht të pavërtetë dhe keqdashës të publikuar dje në të përditshmen “Tema”, ku shkruhej se komisioni për “Hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor për 26 Bashki, me objekt “Hartimi i Planit të Përgjithshëm Vendor për Bashkitë: Vlorë, Himarë, Sarandë, Konispol” ka vlerësuar me më shumë pikë të vetmen kompani e cila nuk ka partnerë ndërkombëtarë.

 

Ky është një shantazh i hapur ndaj kompanisë tonë si dhe ndaj anëtarëve të komisionit, nisur nga fakti që procedura e tenderimit të përmendur në artikull është ende në fazën e vlerësimit dhe akuza dhe shpifje të tilla po bëhen qëllimisht për të ndikuar tek anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave. Kjo është totalisht e palejueshme dhe e kundraligjshme, pasi ndikon në dhënien e vendimit përfundimtar të komisionit dhe cënon imazhin e kompanisë tonë.

 

Më tej artikulli vijonte me shpifjen se bashkimi i kompanisë “C.E.C. Group sh.p.k” me Erald –G sh.p.k. jane kompani pa eksperience ne fushen e projektimit duke dhene idene e kompanive lokale, si dhe duke u shprehur per te paverteta sikur kompania C.E.C Group sh.p.k është një kompani me bazë ne Kuçovë. Kjo është tërësisht shpifje, pasi firma “C.E.C Group sh.p.k” është një kompani me qendër në Tiranë dhe me pronarë z. Vangjush Mbriçe dhe z. Anduen Mbriçe. Kompania është krijuar në vitin 03.06.2011. Ndërsa shoqëria “Erald-G  sh.p.k” ka pronar dhe administrator z. Gëzim Islami dhe është krijuar që në vitin 10.06.2006. Persa i perket eksperiences se puneve te ngjashme kompanite C.E.C Group shpk dhe Erald-G jane nga firmat lider ne fushen e projektimit dhe mbikeqyrjes ne Shqiperi.

 

Krejt ne mënyre abuzive artikullshkruesi bën dhe lidhje te paqena me persona publik me te cilët kompania C.E.C Group sh.p.k apo drejtuesit e saj nuk ka patur ndonjëherë kontakt ne gjithë aktivitetin e tyre.

 

Lidhur me partnerët ndërkombëtarë, bashkimi i shoqërive “C.E.C Group sh.p.k” dhe “Erald-G sh.p.k”, kanë  si staf kryesor personat e poshtëpërmendur:

 

1- Drejtor Projekti / Udhëheqës grupi         Arc. Stavros Tsetsis

2- Koordinator Projekti / staf kryesor          Arc. Paolo Ceccon

3- Planifikues Urban / staf kryesor               Arc. Thanos Vlastos

4- Ekonomist Urban / staf kryesor               Alkis Papadimitriu

5- Planifikues / Inxhinier transporti             Theodoros Vakas / Ing. Dhimitraq Konomi

 

Të gjithë këta persona janë specialistë me eksperiencë dhjetëravjeçare dhe në vende të ndryshme, si Greqi, Itali. Francë, Irlandë, Belgjikë etj.

Nëse do t’i referoheshim eksperiencave të secilit prej personave të stafit nuk mjafton një shkrim dhe as dhjetë të tillë. Vetëm z. Stavros Tsetsis,i cili ka punuar si koordinator dhe bashkëpunëtor i kryetarit të bordit në Parlamentin Europian gjatë viteve 1985-1989, ka shërbyer si Kryetar Bordi për Transportin dhe Urbanistikën në Bashkinë e Athinës në vitin 1995 si dhe këshilltar në shumë rajone, prefektura, bashki dhe investime privatë në shumë vende të Europës, ka udhëhequr punën për hartimin e masterplaneve, ndër të tjera:

 

a-Plani i Zhvillimit të Atikës Perëndimore

b-Plani i Zhvillimit të Athinës Perëndimore

c-Masterplani i periferisë së Athinës, përfshirë Aeroportin Ndërkombëtar.

d-Masterplani i Spatës, Atika

e-Plani i ristrukturimit dhe ripërtëritjes së Athinës II

f-Masterplanin e tri zonave/lagjeve kryesore të ishullit Rodes në Greqi

g- Masterplanin e Mikonos (Greqi)

gj-Masterplani i ishullit Tilos

h-Plani i Zhvillimit të Janinës

i-Plan Biznesi i zonës së mbrojtur të Mesologjisë

j-Plani i Zhvillimit Turistik të Delta Peinos, Larissa.

 

Z. Tsetsis është gjithashtu autor i 16 librave dhe monografive që flasin për politikat e përbashkëta të transportit Europian, politikat kohezive të Bashkimit Europian, inovacionet urbane në Europë, Politikat e Zhvillimit Territorial Europian dhe autor i më shumë se 200 artikujve dhe botimeve të ndryshme.

 

Për të dhënat dhe punët e secilit anëtar të stafit mund t’i vëmë në dispozicion publikut, gazetës apo personave që hedhin baltë mbi punën tonë, CV-të apo çdo lloj informacioni të nevojshëm, pasi eksperiencat e tyre janë shumëvjeçare dhe vlejnë të përmenden e jo të fshihen.

 

Edhe njëherë shprehim keqardhje për shpifje të tilla që cënojnë rëndë imazhin e kompanisë tonë dhe të personave të përmendur në artikull. Ne jemi të hapur me publikun për çfarëdolloj informacioni mbi kompaninë tonë dhe ushtrojmë aktivitetin konform rregullave dhe ligjeve të shtetit Shqiptar.  

Informacione më të detajuara mund t’i gjeni edhe në faqen tonë zyrtare:  www.cecgroup.al